Lajmet e fundit

Eva Londoria është një grua me fat.
Përveç se është e bukur e famshme, ajo ka edhe njerëzit e duhur rreth vetes.
Para pak ditësh ajo u martua, ndërsa tani po thotë se rreth dasmës, asaj s’iu desh të bënte asgjë sepse gjithçka e planifikoi kunata e saj.
“Nuk kisha nevojë të bëja asgjë. Nuk kisha as planifikuese dasmash. Me organizimin u morr kunata ime”, ka thënë Longoria, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Jose Baston, u martuan në Meksikë me 21 maj të këtij viti, pesë muaj pasi ai i kishte propozuar për martesë gjatë kohës sa ishin për pushime në Dubai.
“Motra e Pepe’s bëri gjithçka. Ajo është një planifikuese eventesh në Meksikë. Ajo me të vërtetë i bëri që të gjitha, nga A deri në ZH”.
Longoria thotë se organizimi i dasmës së saj ishte shumë proces i bukur dhe aspak me stres.