24.11.2017 · përditësuar para 3173 dite1 min lexim
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së bashkë me Këshillin e Familjeve të Dëshmorëve e Organizatën e Invalidëve të Luftës do ta përkrahin protestën e thirrur nga familjarët e të burgosurve dhe të vrarëve në Kumanovë.
Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.
Aty u bë thirrje që të dilet sa më masovikisht në protestën e thirrur më 28 nëntor në orën 14:00.
Megjithatë familjarët dhe OVL-të e UÇK-së bënë thirrje që protesta të jetë e qetë, paqësore dhe e dinjitetshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.