Lajmet e fundit

Maksim Dimitrievski anëtar i LSDM-së, kërkoi nga kryeministri maqedonas Nikola Gruevski një përgjigje të qartë për ngjarjet në Kumanovë për të mos u spekuluar më tutje, pasi që çdo ditë po dalin gjëra të reja për luftimet në Lagjen e Trimave.
Ai apeloi te kryeministri që bashkarisht të shkojnë në Kumanovë dhe t`u sqarohet banorëve se çka ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.
“Fatkeqësisht Kumanova ime do të shënohet në histori. Një qytet i cili shpesh herë është përmendur se janë udhëhequr beteja të mëdha”.
“Qyteti në të cilin janë nënshkruar shumë marrëveshje të paqes do të shënohet në historinë maqedonase dhe botërore si një vend ku është realizuar një akt terrorist”. – tha ndër të tjera ai.
“Do t`i bartësh në shpirt të vrarët”, tha Dimitrievski, i cili potencoi se nuk ka maqedonas, shqiptar, rom, vlleh, boshnjak, serb ose turk që do t`i harrojë ngjarjet e Kumanovës. / klankosova.tv