Lajmet e fundit

Nën patronatin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për nder të 28 nëntorit, është organizuar një ceremoni festive në Kullën e Boletinit.
Në këtë ceremoni morrin pjesë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi të shoqëruar nga nipi i Isa Boletinit, njofton Klan Kosova.
Me rastin e 28 nëntorit, me një fjalim rasti, Kadri Veseli ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ‘’pasi përveç që kemi Isa Bolitinin këtu në Boletin, sot kemi dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, ditëlindjen e UÇK-së’’.
Kryeparlamentari Veseli gjatë kësaj ceremonie, shtoi se koha e tanishme nuk është sfidë lufte por është sfidë paqeje ‘’pasi që duhet të punojmë në shtetin tonë të pavarurr për zhvillimin e tij në të gjitha fushat’’.
Ndërkaq Ambasadori Minxhozi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni festive për nder të Ditës së Flamurit, duke thënë se kjo ditë është historike dhe shumë e rëndësishme për gjithë shqiptarët.
Në këtë ceremoni prezent u panë të jenë dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, njofton Klan Kosova.