Lajmet e fundit

Burri ka vrarë gruan e tij me sëpatë në Kukës dhe më pas është larguar nga banesa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së
mërkurës në orën 23:16, në fshatin Borje.
Mësohet se Adem Tale, 75 vjeç, babai i 6 fëmijëve ka qëlluar më sëpatë bashkëshorten e tij, 68-vjeçaren A.Tale dhe menjëherë pas krimit është larguar, raporton ABCNews, transmeton Klan Kosova.
Dyshimet e para janë se 75-vjeçari është fshehur në mal.
Nuk dihen ende motivet e këtij krimi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.