Lajmet e fundit

Fjalët e babës që ta japë shpirtin në vendlindje, Myrtez Shabanin e përmallojnë çdoherë por më së shumti më 26 maj, njofton Klan Kosova.
Prindi i tij është një nga 27 martirët e Masakrës së Tusuzit në Prizren.
Banorët e këtushëm, ushtarët serbë i kishin zënë nëpër shtëpi dhe pas maltretimeve i kishin vrarë.
Pas masakrës që kishin bërë, ai thotë se serbët dogjën edhe 300 shtëpitë e lagjes.
20 vjet pas, për Shabanin nuk ka qetësi derisa të vihet drejtësia në vend.
Kronikë nga Haris Ademi