Lajmet e fundit

Dhembja për viktimat e masakrës së Studimes së Vushtrrisë është e përhershme për familjarët e tyre.
Por më 2 maj, ajo bëhet edhe më e madhe, kur kujtohet ngjarja e tmerrshme.
Në ditën e përkujtimit të masakrës së kryer 19 vjet më parë nga forcat serbe, u tha se dihet se kush i vrau 116 martirët, porse asgjë nuk u bë nga drejtësia.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova dha mjaft deri më tani për lirinë e vendit dhe se nuk mund t’i kërkohet më.
Kronikë e zgjeruar nga Shkodran Gajraku.