Lajmet e fundit

Në 19 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Maloku, përfaqësues të kësja partie, bënë homazhe tek lapidari i tij, njofton Klan Kosova.
Deputeti Ismet Beqiri, sërish kërkoi nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e vrasjes së Malokut dhe veprimtarëve të tjerë të LDK-së.
Ai shtoi se kjo është kompetencë e institucioneve të drejtësisë dhe se qeveria nuk duhet të ndërhyjë.
Ndërsa, vajza e Enver Malokut, njëherit edhe deputete për të dytin mandat nga radhët e LDK-së, Doruntina Maloku, tha se kjo parti sa ishte në qeveri kishte kërkuar themelimin e një komisioni për të hetuar SHIK-un, por që atëbotë ishte kundërshtuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Sipaj saj, tash edhe LDK do të dalë kundër nismës së Veselit për hetim, pasi shumica e anëtarëve të këtij komisioni do të jenë nga radhët e PDK-së.
Enver Maloku, i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në afërsi të banesës së tij.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi