Lajmet e fundit

Erdhën të nderojnë heroin Enver Hadri.
29 vjet pas vrasjes së atdhetarit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u mbajt akademi përkujtimore në nder të veprimtarisë së tij.
Pjesë e ngjarjes ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Ky tha se Enver Hadri është mishërim i fatit të shqiptarit përgjatë dy shekujve, duke shtuar se është privilegj të kujtohet intelektuali dhe veprimtari i madh i lëvizjes për liri e shtet, teksa e quajti ambasador të parë joformal i Kosovës në zemër të Europës politike.