Lajmet e fundit

Sot janë bërë 21 vite nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit, njofton Klan Kosova.
Komuna e Skënderajt dhe e Drenasit kanë organizuar një tubim përkujtimor ku është shënuar 21 vjetori i betejës së Likoshanit dhe Qirezit.
Pas përfundimit të organizimit në shenjë respekti dhe nderi për heronjtë e betejës së Likoshanit dhe Qirezit, për vëllezërit Beqir, Bekim, Nazmi dhe Bedri Sejdiu, është zbuluar pllaka përkujtimore nga Rifat Jashari, Sheremet Sejdiu, (babai i katër vëllezërve të vrarë), nënkryetari Nuredin Lushtaku, kryetari Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Të gjitha këto i bëri të ditura në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili tha se me respektin më të madh kujtojnë 24 dëshmorët dhe martirët e familjeve Ahmeti, që humbën jetën nga kjo betejë.
“Mes krenarisë dhe dhembjes që sjellin datat e rëndësishme të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit tonë, me respektin më të madh sot kujtojmë 24 dëshmorët dhe martirët e familjeve Ahmeti, Rexhepi, Behrami, Nebihu, Xheli, Sejdiu, Rama dhe Fazliu, të cilat u gjenden të parat përball një hakmarrjeje të egër të forcave policore serbe, që para se të ndodhte beteja në Qirez dhe Likoshan, ato do të turpërohen dhe pësojnë dëme nga një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili i tregoi pushtuesit se ky vend ka zot shtëpie”, ka shruar Jashari.
Ja postimi i plotë i tij:
Mes krenarisë dhe dhembjes që sjellin datat e rëndësishme të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit tonë, me respektin më të madh sot kujtojmë 24 dëshmorët dhe martirët e familjeve Ahmeti, Rexhepi, Behrami, Nebihu, Xheli, Sejdiu, Rama dhe Fazliu, të cilat u gjenden të parat përball një hakmarrjeje të egër të forcave policore serbe, që para se të ndodhte beteja në Qirez dhe Likoshan, ato do të turpërohen dhe pësojnë dëme nga një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili i tregoi pushtuesit se ky vend ka zot shtëpie.
Gjashtë Lisat kanë mbetur përherë në mendjet tona, duke na kujtuar vuajtjet e familjeve të sulmuara egërsisht, për të cilat më vonë do t’i njoh e gjithë Kosova, do t’i respektojë e gjithë shqiptaria.
Në një tubim përkujtimor, të organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit, kemi shënuar 21 vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Çirezit, për ta kujtuar edhe një herë se sa e shtrenjtë ishte liria, se sa shumë vuajtje janë shkaktuar për të.
Ngjarja e 21 viteve më parë në mënyrë absolute përbën historinë e lavdishme dhe të ndritur të popullit shqiptar të Kosovës.
Drenica dhe krejt Kosova, u vunë në anën e lirisë, në anën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa pyetur për çmim.
Si popull jemi përcaktuar të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja, fëmijët tanë, gjithnjë duke e kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare, sakrificën e ushtarëve tanë, gjakun e dëshmorëve dhe viktimave të luftës.
Në shenjë respekti dhe nderi për heronjtë e betejës së Likoshanit dhe Çirezit, për vëllezërit Beqir, Bekim, Nazmi dhe Bedri Sejdiu, është zbuluar pllaka përkujtimore nga Bacë Rifat Jashari, Bacë Sheremet Sejdiu, babai i katër vëllezërve të vrarë, nënkryetari Nuredin Lushtaku, kryetari Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi të vendit!