Lajmet e fundit

Sot u përkujtuan Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 15-vjetorin e vdekjes së tyre.
Ata u vranë nga policët e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit të 2007-ës, ku Lëvizja kundërshtonte pakon e Ahtisarit.
Homazhe te varret e tyre bëri edhe njeriu kryesor i organizimit të para 15 vjetëve, Albin Kurti, tash kryeministër. Ky dhe kolegët e tjerë të partisë nderimet i bëjnë vetëm kur ato i kryejnë familjarët e të ndjerit, njofton Klan Kosova.
Për atë që e quajti ngjarje të Republikës, Kurti foli në vendin ku ranë Xheladini e Balaj.
Familjarët besojnë se qëllimi, për të cilin ranë më të dashurit e tyre, është arritur.