Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka thënë se themelimi i zyrës rajonale ka për qëllim promovimin e tolerancës, solidaritetit dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
“Grupi punues ka pasur punime në Tiranë, Sarajeve dhe Beograd. Qeveria e ka mirëpritur një iniciativë të tillë. Jemi të vetëdijshëm që kjo nismë nuk do të zgjidhë të gjitha sfidat që përballet rinia e Ballkanit çdo ditë” ka thënë Shala në konferencën “Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rinor – nga perspektiva rajonale tek ajo evropiane”, njofton Klan Kosova.
Sipas Shalës, Qeveria është e përkushtuar që të mbështesë të rinjtë.