29.11.2018 · përditësuar para 2802 dite1 min lexim
“Kjo qeveri është vendos mbi principe arbitrare dhe kjo është tipike për qeveritë e konstruksioneve politike të cilat nuk marrin pushtetin me votë dhe e mbajnë pastaj pushtetin pa votë. Në situata të tilla nuk mund të ketë qeverisje të përgjegjshme sepse si japin llogari askujt”.
Kështu ka thënë Kujtim Shala, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Zonën e Debatit, kur e vlerësuar punën e qeverisë të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se kjo qeveri po punon për vete, nuk po kryen shërbime siç parashihen në bazë të ligjeve.
“Vendimet arbitrare merren dhe pastaj implementohen pa një bazë ligjore dhe kur kalon në rrafsh arbitra kjo i bie se kryhen shërbime për një grup njerëzish, për një klasë të caktuar qoftë politike apo parapolitike. Të gjitha këto janë shenja tipike për këtë qeveri. Pushtetet arbitrare punojnë për vete nuk shërbejnë”.“Për fat të keq pas disa muajsh qeverisje, Qeveria kur beri raportin e parë nuk arrit të kuptojë as elementarisht çka bëjnë qeveritë. As kryeministri dhe as anëtarët nuk janë pronar, ata sillen si pronarë”.“Edhe qeveritë kanë një mandat të cilin duhet ta ushtrojnë në bazë të kushtetues dhe ligjeve nëse del nga këto atëhere e huq terrenin e qeverisjes - kthehesh në një figurë arbitrare”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.