Lajmet e fundit

Enca Haxhia ka publikuar gjatë ditës së djeshme videoklipin e këngës së saj më të re.
Kënga që mban titullin “Ciao” duket se shumë shpejt do të bëhet hit i kësaj vere.
Kjo këngë sjellë këngëtaren e tashmë shumë hiteve edhe në një rol tjetër, pasi ajo ka realizuar muzikën dhe tekstin e kësaj kënge vetë, njofton Klan Kosova.
Producent i këngës është BigBang derisa videoklipin e ka realizuar Entermedia.
Në videoklipin plot ngjyra e dinamikë, tipike për këtë stinë, Enca e bën edhe më “nxehtë” pasi duket se është në super formë!
Më poshtë shiheni videoklipin më të ri të këngëtares: