Lajmet e fundit

Nëse ke emër dhe mbiemër të një artisti atëherë domosdoshmërisht të tjerët do të asociojnë me atë.
Kjo ndonjëherë nuk është në favor të atij që mbart të njëjtin emër dhe mbiemër e sidomos nëse ju jeni mashkull dhe artisti me identitet si të juajin është femër.
E po, ekziston një tjetër Taylor Swift, por që është mashkull, transmeton Klan Kosova.
Taylor është shprehur se prej kur Swift është bërë e famshme jeta e tij ka ndryshuar.
Ai është shprehur se tashmë ka ndrojë të prezantohet para njerëzve.
“Kur je në Starbucks për shembull njerëzit të pyesin për emrin tëndë”.
“Ti i’u përgjigjesh që quhej Taylor dhe personi tjetër ta kthen ‘Oh, do të ishte qesharake sikur mbiemri yt të jetë Sëift’”.
Taylor ka treguar se është detyruar që të ndryshojë edhe email-in pasi që i vinin mesazhe nga më të ndryshmet.