Lajmet e fundit

Në fillim të këtij muaji, muzikanti legjendar David Bowie vdiq pas një beteje me kancerin, ndërsa tani janë zbuluar disa detaje në lidhje me dëshirat e tij të fundit.
Sipas New York Post’s Page Six, dëshira e David, e cila ishte paraqitur të premtën në gjykatë, la gjysmën e 100 milionë dollarëve të pasurisë së tij për gruan Iman, si dhe shtëpinë e çiftit në New York.
Pjesa tjetër do të ndahet në mes djalit dhe vajzës së tij. David gjithashtu thuhet se ka dhënë 2 milionë dollarë për mikun dhe asistentin e tij personal, Corrine Coco Schwab, si dhe 1 milion për ish dado-n e djalit të tij, Marion Skene, transmeton Klan Kosova.
Përveç kësaj, dëshira e tij më e madhe ishte që hiri i tij të shpërndahet në Bali, në përputhje me ritualet budiste.