10.05.2019 · përditësuar para 2641 dite1 min lexim
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës “Maxhun Çekaj”, në Irzniq të Deçanit.
Gjatë kësaj ngjarjeje, Haradinaj ka treguar se ka qenë nxënës i kësaj shkolle dhe e ka përjetuar tremën e të ikurit nga ora e mësimit sikur shumë fëmijë të tjerë, transmeton Klan Kosova.
"Jam jashtëzakonisht i gëzuar, por kam edhe emocione. Njëkohësisht e marr edhe si nder personal faktin që sot mund ta ndajë këtë kohë bashkë me ju në shkollën ku edhe unë kam qenë nxënës - në këtë objekt, në klasën 5/1".
"Këtu i shoh të gjithë profesorët e respektuar dhe këtu e kam përjetuar atë tremën, kur hyn këtu dhe kur bëhesh rresht para shkollës. E kam përjetuar edhe atë tremën kur kemi ikur prej or, kur kemi mësuar dhe kur kemi dhënë provime. Pra këtu i kam kaluar ato që i kalojnë të gjithë".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.