Ardhja e tij në Kosovë bëri bujë të madhe.
Njeriu që ishte zv.trajner te gjiganti i NBA, LA Lakers, u emërua shef i shtabit teknik te nënkampionët e Kosovës, Golden Eagle Ylli.
Por Casey Owens nuk arriti t'i plotësojë pritshmëritë e suharekasëve, andaj ende pa kaluar 3 muaj të plotë, u ndal bashkëpunimi.
Ish-kampionët e Kosovës njoftuan përmes faqes zyrtare se kanë ndarë rrugët me amerikanin, kurse menjëherë kanë nisur punën për ta gjetur trajenrin e ri, njofton Klankosova.tv.
Zërat se ish-timonjeri i tyre, Petar Mijovic, do të emërohet në krye të reprezentacionit të Kosovës në basketboll, ka krijuar idenë edhe se ai mund ta ushtrojë detyrën sërish në krye të bankinës së Yllit.
Vitin e kaluar malazezi e mori skuadrën nga Suhareka kur ishin në gjendje aspak të mirë, në muajin shkurt, dhe vetëm rreth 3 muaj më vonë, e dërgoi në finale të Superligës, ku në 'Game5' humbi nga Trepça për një pikë.
Poashtu suharekasit janë të interesuar për ta rikthyer edhe asin e tyre të sezonit të kaluar, Alonzo Verge Jr.
Megjithatë as për njërin e as për tjetrin, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar, nëse pritet të kthehen në Suharekë apo jo.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.