Lajmet e fundit

Nëqoftëse ju kujdeseni për veten në mënyrë të drejtë, ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni edhe të tjerët…
Lëreni që shëndeti të jetë prioritet për ju dhe kujdesuni sa më shumë për veten tuaj sepse të tjerët nuk e bëjnë këtë, pasi secili është i zënë me punët e tyre. Po ju sjellim 10 citate që ju bëjnë të kujdeseni për veten dhe mos të harroni nevojat tuaja:
“Shëndeti është një thesar i vërtetë, e jo monedhë ari apo argjendi.” – Mahatma Gandhi
“Është detyra jonë ta mirëmbajmë trupin në shëndet të mirë…përndryshe nuk do të jemi në gjendje për të ruajtur fuqinë dhe mendjen e shëndoshë.” – Buda
“Shërimi apo kurimi i sëmundjeve na jep forcë natyrore brenda nesh.” – Hipokrati
“Shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndet gjithçka që na rrethon barazohet me asgjë.” – Arthur Schopenhauer
“Leximi i ndonjë libri të mirë është i dobishëm për shëndetin, gjithashtu edhe ushtrimet fizike.” – Immanuel Kant
“Mos u sjellni si i mençur por bëhuni me të vërtetë të tillë, nuk mjafton vetëm të dëshironi shëndetin, por edhe ta mirëmbani trupin në shëndet të plotë.” – Epikur
“Asgjë nuk ndihmon shëndetin e njeriut apo rrit shanset për mbijetesë ashtu sikur përfshierja e dietës vegjetariane.” – Albert Einstein
“Njeriu i shëndetshëm ka një mijë dëshira. Njeriu i sëmurë ka vetëm një.” – Anton Chekov
“Shëndeti tejkalon çdo të mirë të mundshme deri në atë masë saqë një i varfëri i shëndetshëm është më i lumtur se një mbret i sëmurë.” – Arthur Schopenhauer
“E qeshura është një bar qetësues pa efekte negative.” – Arnold H. Glazgov./femra.net/