Lajmet e fundit

Shikimi është i pari ai që vihet në rrezik gjatë përdorimit të kompjuterit, apo telefonave të mençur.
Mendoje pak, vetëm gjysëm ore në ditë para monitorit, shtohen problemet e shikimit.
Diçka tjetër që përforcon rrezikun edhe më shumë është përdorimi i celularëve për të kontrolluar rrjetet sociale apo për të shikuar e dëgjuar muzikë.
Ja disa këshilla për kujdesin e syve:
Mbaje distancën e duhur mes vetës dhe monitorit të kompjuterit.
Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve që të mos reflektohet drita.
Mbani pastër ekranin e kompjuterit, celularit, që të shmangni lodhjen e syve.
Zgjidhni sfonde me ngyrë gri jot ë hapur ose të bardhë, që sytë tuaj të mos lodhen shumë.
Mos dëmtoni sytë tuaj nësë nuk është e nevojshme të përdorni shumë teknologjinë, më mirë kaloni kohë jashtë shtëpisë në natyrë dhe kënaqni sytë tuaj, kshtu thuhet në studimin e fundit të mjekëve të syrit në New York.