Lajmet e fundit

Pasi që kemi arritur pothuaj se në stinën e verës tashmë duhet të kemi kujdes shumë të madh për kujdesin e lëkurës së fytyrës.
Gjatë këtyre ditëve të nxehta kremi i rëndë mund të shkaktojë inflamacion, prandaj është më mirë të këshilloheni për një krem më të lehtë.
Fundi i stinës së pranverës është koha ideale për trajtimin e tërë trupit edhe atë para depilimit. Një ndër këto metoda është pilingu i cili është i mrekullueshëm edhe si përbërje për vënien për nxirje të lëkurës.
Nga pilingu deri te depilimi duhet të kalojnë 24 deri 48 orë.
Bëjëni një maskë natyrore për fytyrën nga kosi dhe mjalti. Këtë përzierje vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të veprojë 8 deri në 10 minuta.
Poashtu mos hezitoni të hani sa më shumë fruta dhe perime sezonale, gjithashtu edhe peshqit, sepse ata përmbajnë thartira dhe yndyrë omega 3.
E ujin asnjëherë mos e lëni anash, ai bënë mrekullira në lëkurë.