Lajmet e fundit

Skuqja, kollitja apo dhimbja e fytit është njëra ndër shenjat e para të një ftohjeje. Megjithatë dhimbja e fytit nga ftohja përmirësohet ose kalon pas një ose dy ditësh.
Ndërkaq mund të shoqërohet edhe me rrjedhje hundësh dhe kongjestion.
Infeksioni i fytit me streptokok është një tjetër shkaktar i dhimbjes në fyt.
Në këtë rast dhimbja është e madhe dhe qëndron gjatë.
Tonsiliti është një inflamacion i dhimbshëm ose infeksion i bajameve.
Mundohuni të shëroheni nga ftohja pa përdorur antibiotik, ju këshillojmë të përdorni mjaltë me limon, apo çajra lulesh, kamomile, mente, etj, gjithësesi të mos qëndroni në ambiente të ftohta.