Lajmet e fundit

40-vjeçarja e arrestuar për keqtrajtim të fëmijëve të mitur në jetimoren e Shkodrës ishte rritur vetë jetime.
Në moshën 10 vjeçe Edvana Sulaj ishte kishte humbur nënën, ndërsa kohët e fundit gjendja e saj psikologjike ishte në luhatje edhe për shkak të një sëmundjeje prej së cilës vuante dhe që e kishte mësuar prej pak muajsh.
Në polici ajo ka deklaruar se ka qenë një moment dobësie kur ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës. Kujdestarja ka thënë se nuk ka bërë asnjë veprim të ngjashëm në gati 20 vitet e punës në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.
U desh zbulimi nga kamerat e sigurisë së një biznesi për të mësuar se Sulaj vazhdonte të shkonte në punë dhe të ishte pranë fëmijëve, pavarësisht se mund të kishte vetë nevojë për ndihmë.