Lajmet e fundit

Kur Erica dhe Hannes, një çift nga Cyrihu i Zvicrës u pyetën për tu përkujdesur për foshnjen 6-muajshe të shokut të tyre, Andre ata pranuan.
Andre u dha një listë të gjatë të gjërave se çfarë duhet të bëjnë.
Andre dhe bashkëshortja e tij kishin për të marrë pjesë në një dasmë.
Ndërsa Erica dhe Hannes vendosën që ta mbajnë shokun e tyre në hap me atë se çfarë po bën foshnja e tij çdo orë.
Ata vendosën që të bëhen shumë kreativë dhe ta përdorin edhe programin e photoshoppit për pak argëtim, transmeton Klan Kosova.
“Meqë të dy jemi dizajnerë, inskenimi I fotografive na morri shumë pak kohë” thanë ata.
Ndërsa me tu shpërndarë në rrjetet sociale këto fotografi, ata u kritikuan se duhej të merreshin më shumë me foshnjën e më pak me kompjuterin.
Por, Erica dhe Hannes patën një përgjigje ironike.
“E vërtetë që ne nuk e mësuam të lexoj atë ditë. Ne gjithashtu nuk e zgjeruam trurin e tij duke luajtur muzikë klasike. Ne nuk e ushqyem me ushqim bio për ta rritur sistemin imunitar të tij. Por, ai mbijetoi. Ai qeshi shumë dhe në gjumë ra shumë I lumtur dhe ne do t’ia tregojmë ndoshta këto foto pas 10 viteve dhe do të qeshim bashkë”
“Ne patëm një ditë të mrekullueshme” përfunduan ata.