Lajmet e fundit

Nga Universiteti i Sidenit, shkencëtarët Australian vëzhguan 78 pjesëmarrës në hulumtim, të cilët kishin humbur njërin prei bashkëshortëve apo njërin nga prindërit, e në këtë studim ata zbuluan diçka.
Aty u vërtetua se tek këta persona ishin rritur të rrahurat e zemrës për rreth 75 herë.
Andaj kjo është arsyeja që personat që kanë mërzi të mëdha janë të rrezikuar që të paktën pas 6 muajsh mund të pësojnë nga ndonjë sulm në tru apo në zemër, transmeton Klan Kosova.
Një rrezik i tillë është vërejtur tek ata persona të cilët edhe më parë kishin probleme të ndryshme me shëndetin, duke përfshirë ktu ndonjë sëmundje të kokës apo zemrës.