Një faturë prej 16,5000 shekels (valutë monetare izraelite), apo 4393 dollarë, iu është dhënë një grupi prej tetë turistësh nga Kina në një restorant në afërsi të Jerusalemit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
E gjitha ka filluar pasi kreu i shoqatës që e ka organizuar këtë turne, ka publikuar një fotografi të faturës, duke thënë se turistët janë zhvatur.
Mirëpo pronarët e restorantit, e ka kontestuar këtë gjë, duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.
Ata kanë thënë se grupi kishte porositur ushqim të shtrenjtë dhe se në momentin që e kishin kërkuar, restoranti kishte përfunduar punë me kuzhinën.
Fatura e restorantit të famshëm Abu Gosh që operon në perëndim të Jerusalemit, kishte llogaritur 5900 shekels për alkool, 4000 shekels për përdorimin e dhomës private dhe 3150 shekels për pjatat kryesore.
Në një postim në Facebook, Yossi Fatael, kryetari i Shoqatës Izraelitë të Turistëve, ka thënë se turistët e kanë paguar këtë faturë dhe ka thënë se restoranti i kishte mashtruar at, dhe se kjo i dëmton marrëdhëniet tregtare në mes Izraelit dhe Kinës.
Mirëpo Jawdat Ibrahim, njëri nga pronarët e restorantit e ka mohuar këtë.
Ai ka thënë se grupi i turistëve kinez, kishte qëndruar në restorantin e tij për tetë orë duke provuar ushqime të shtrenjta dhe ëmbëlsira shumë speciale, e po ashtu kanë kërkuar pije të veçanta alkoolike e po ashtu edhe artistë kanë performuar për ta, duke shtuar se tërë këto shërbime ua kishin ofruar në një kohë kur restoranti ishte i mbyllur.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.