Aplikacionet e ndryshme në Facebook - kuize me tema të ndryshme - janë përdorë për të mbledhur mijëra të dhëna të profileve të përdoruesve, sipas Facebook.
Kompania thotë se të gjithë përdoruesve, të cilët u bënë pjesë e këtyre kuizeve, u është kërkuar fillimisht të instalojnë zgjerimet e shfletuesit (browswe extensions), të cilat më pas mblidhnin të dhënat duke filluar nga emrat dhe fotografitë e profilit në listat private të miqve.
Këto janë instaluar rreth 63.000 herë në mes të 2016'ës dhe tetorit të vitit 2018.
Facebook ka paditur Andrey Gorbachov dhe Gleb Sluchevsky, të Ukrainës, të cilët kanë punuar për një kompani të quajtur Web Sun Group.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.