Lajmet e fundit
Ylli i Los Blancos do të jetë nën kujdesin e doktorëve të skuadrës për të qenë i gatshëm për El Classicon e 21 nëntorit.

Gareth Bale ka mbetur jashtë listës së të ftuarve nga Chris Coleman për përballjen miqësore të Uellsit me Holandën.
Asi i Real Madridit kohën për ndeshjet e kombëtareve do ta shfrytëzoj për të punuar në aftësitë fizike në Valdebebas, para El Classicos së 21 nëntorit, për të cilën pritet të jetë i gatshëm njëqind për qind.
Megjithë raportet e mëhershme që Bale do të luante me kombëtaren, ylli i Los Blancos duket të ketë ndërruar mendje.
Sulmuesi ende nuk është krejtësisht i gatshëm dhe është në dyshim për përballjen e fundjavës me Sevillan në Sanchez-Pizjuan. Ideja është që ai të përgatitet vazhdimisht nën kujdesin e Rafa Benitezit dhe doktorëve të klubit për ndeshjen me Barcelonën.
Ky edhe ishte shpjegimi i Colemanit për mospërfshirjen e Bale në listë: “Bale nuk duhet që të paraqitet pasi është nën kontrollin e mjekëve të Real Madridit. Ai është duke marrë një trajntim të veçantë për ta përgatitur sa më mirë”.
“Bale do që të kthehet sa më shpejtë. Ai do që të paraqitet për Madridin dhe nuk është në interesin tonë që ai të dëmtohet”.