Lajmet e fundit

Zëvendësministrja për Integrime Evropiane në Kosovë, Anila Statovci-Demaj ka thënë se përkufizimi i kufirit ka qenë një kriter për Malin e Zi, sepse sipas saj në këtë mënyrë do të pranohet në NATO, por njëkohësisht është kriter edhe për Kosovën.
Këto komente ajo i bëri gjatë një ligjërate në UBT të mbajtur me rastin e shënimit të Ditës së Evropës,
Ajo tha se Kosova duhet të ketë vëmendje të madhe në momentet kur negociohen marrëveshjet në BE, sepse sipas saj kjo varet shumë se sa tregohemi seriozë në rrugën evropiane".
Ajo shtoi se BE investon shumë për këto negociata dhe është shumë e vështirë të rinegociohen këto marrëveshje.
Sipas saj, agjenda evropiane është një ndër agjendat më të rëndësishme që ka Kosova dhe se procesi i integrimit të saj në BE ka pasur një dinamikë të zhvillimit.
“BE-ja është e interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i mbajë nën ombrellën e vet. Mendoj që këtë e ka, si dhe do ta ketë prioritet parësor”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.