Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë,Nikolla Poposki, nesër do ta vizitojë Kosovën.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Maqedonia dhe pritet që të dy ministrat të nënshkruajnë dy marrëveshje siç është ajo për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve.
Takimi i dy homologëve në Prishtinë, i është konfirmuar televizionit publik të Kosovës ,nga ambasadori i Kosovës në këtë vend,Ylber Hysa.
Thaçi dhe Popovski pritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e përbashkëta në nismat rajonale.