Lajmet e fundit

Flamuri italian u ngrit në Trieste.
Banorët e zonës së këtij qyteti që i takoi Italisë ishin të lumtur me vendimin e bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1953.
Mirëpo, atmosferë tjetër ishte tek jugosllavët, njofton Klan Kosova.
Në shtetin komunist shpërtheu pakënaqësia kundër vendimit që Triesta t'u takonte italianëve.
Protestuesit sulmuan edhe ambasadën amerikane dhe atë britanike në shenjë revolte.
Që nga ajo kohë e deri në shpërbërjen e Jugosllavisë që rezultoi me krijimin e shteteve të reja në fillim të viteve të '90 më nuk pati konteste kufitare.
Kjo derisa nuk lindi një telash midis Sllovenisë dhe Kroacisë që u pavarësuan të parat nga federata jugosllave.
Nga viti 1991 sllovenët dhe kroatët nuk po pajtohen për vijën kufitare detare.
Bile kjo ishte edhe arsyeja pse sllovenët që u anëtarësuan të parët në Bashkimin Evropian vazhdimisht bllokuan Kroacinë që të bëhej pjesë e këtij unioni.
Më pas intervenuan vendet e fuqishme evropiane dhe kjo çështje u dërgua në arbitrazh ndërkombëtar.
Mirëpo, kroatët u tërhoqën pas skandalit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve slloven, lidhur me kufirin. Parlamenti kroat me pajtimin e të gjitha partive politike, nxori një deklaratë në të cilën thuhej se nuk do të jetë në gjendje të nxjerrë një vendim të paanshëm, sepse procesi është diskredituar në mënyrë të pakthyeshme.
Kroacia nuk e ka të definuar plotësisht as kufirin me Malin e Zi dhe Serbinë.
Me malazezët nuk pajtohen për gadishullin e Prevlakës. Mirëpo, pas pavarësimit të Malit të Zi, dy vendet kanë krijuar një ekip të përbashkët për të zgjidhur këtë çështje, e i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Ndërkohë, në rastin e Serbisë, Kroacia ka pakënaqësi në disa pjesë të lumit Danub që lidhem me vijën kufitare.
Kufirin detar nuk e kanë të definuar as Shqipëria e Greqia.
Gjykata kushtetuese shqiptare e shpalli të pavlefshme në vitin 2010.
Histori të gjatë të mospajtimeve për vijën kufitare detare kanë edhe Turqia e Greqia. Tensionet në mes këtyre dy vendeve janë që nga viti 1973 kur Greqia zgjeroi kufirin e ujërave territoriale, duke e zvogëluar ujërat turke dhe ato ndërkombëtare.
Kosova është shteti më i ri në Ballkan që ende nuk i ka demarkuar të gjithë kufijt me vendet fqinje.
Pasi e kreu demarkimin e kufirit me Maqedoninë, ku pati kundërshtim të banorëve të Debëlldesë, tani problem më i madh ka dalë më demarkacionin e i kufirit me Malin e Zi, për të cilin arritën marrëveshje një vitë më parë, por që ende nu u ratifikua në Prishtinë.
Banorët e zonës dhe opozita po konsiderojnë se me këtë ujdi Kosova po i humbet 8200 hektar.
Ndërkaq, konstatimet e qeverisë se vendi nuk humb territor janë mbështetur edhe nga një ekip i ekspertëve ndërkombëtar dhe atyre të Departamentit amerikan të shtetit.
Kronikë nga Zija Miftari.