Lajmet e fundit

Qeni i këngëtares dhe aktores së famshme Barbra Streisand, e ka futur veten në telashe në lartësinë mbi 10 mijë metra, duke e sulmuar stjuardesën e një aeroplani privat gjatë fluturimit nga New York-u për në Washington, pasi ajo kishte kërkuar t’i lëmojë flokët.
Qeni 12 vjeçar i quajtur Sammie, e ka kafshuar stjuardesën aq shumë në dorë, sa që viktima kishte nevojë për qepje. Menjëherë pas aksidentit, Barbra kërkoi ndjesë, e cila u pranua nga stjuardesa që pritet të shërohet plotësisht.