Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës po debatohet lidhur me protestën e djeshme, zhvillimet e fundit dhe krizën politike, ndërkaq diskutimi është duke u zhvilluar në mes këshilltariit të kryeministrit të vendit, Sokol Havolli si dhe sekretarit të AAK-së Blerim Kuçi.
Në lidhje me faktin se gjatë protestës kishte qytetarë të cilët mbanin flamurin kombëtar në numër të lartë, sekretari i AAK-së tha se ajo ishte vetëm një mënyrë për të kundërshtuar marrëveshjet dhe jo se ne jemi kundër flamurit të shtetit.
Ndërkaq sipas Kuçi-t, Kryeministri dhe Zëvendësministri kanë treguar se nuk janë të gatshëm për qytetarët e tyre, e këtë bënë nga konferenca e mbajtur dje nga vet Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, transmeton Klan Kosova.
''Sa është e gatshme Qeveria, po shpresojë që vet qytetarët e kanë kuptu nga konferenca e mbajtur dje nga Kryeministri Mustafa dhe Zëvendësministri Thaçi.''
''Ata nuk janë të gatshëm për qytetarët.''
''Ata ishin të përgatitur me një skenar shumë të keq, me një mendim ogurzi që i ka paraprirë kjo qeveri dhe duke qenë një dëshirë e tyre të ndodhë dicka e tillë.''
''Qytetarët e shtetit tonë i kemi thirr në një protestë kundër një qeverie antikushtetuese.''
''Dialogu ka kuptim por duhet me kuptu që 2015 ka qenë rrjeti i dështimit të marrëveshjeve ndërsa 2016 është viti i llogaridhanjeve.''
''Përshkak se Kryeministri Mustafa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për qytetarët.''
''Ne iu kemi dhanë Qeverisë një shancë për përmirësimin dhe reflektimin ndaj këtyre marrëveshjeve.''
''Është e pakuptimt një kabinet i tij i cili ka 200 ekspert e të mos e dijë që ka bë një marrëveshje të gabuar.''
''Një kabinet i tillë nuk është i paaftë të i thotë Kryeministrit apo Zëvendsministrit se kanë bërë marrëveshje të gabueshme.''
''Ata që kanë bërë dicka të tillë duhet të japin llogari, edhe protesta e 17 shkurtit ishte kërkesë për llogaridhanje.''
''Nuk themi që nuk jemi dakordu për gjithçka por kemi edhe disa procese që na bashkojnë në këtë proces, prandaj kërkojmë llogaridhanje për këto marrëveshje e për të kundërshtuar ne kemi kërkuar protestë.''
''Assesi ne nuk mund të jemi kundër flamurit të Kosovës.''