Lajmet e fundit

Qeveria dhe faktori ndërkombëtar duhet të reflektojnë dhe ta kuptojnë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi, në një intervistë për “Zërin”. Ai më tej ka thënë se opozita do të vazhdojë me protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se protesta e së shtunës do të jetë edhe një mundësi për Qeverinë që të reflektojë karshi kërkesave për anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin, si dhe për zgjedhje të reja të parakohshme. Në të kundërtën, Kuçi ka thënë se protestat nuk do të ndalen.
Ai në një intervistë për “Zërin” ka thënë se AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën” kanë bërë përgatitjet e nevojshme që protesta e së shtunës të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme. Madje, sipas tij, mosmbështetja nga “Vetëvendosja” nuk do të ketë ndikim, pasi që, siç thotë ai, në këtë protestë do të marrin pjesë jo vetëm mbështetësit e dy subjekteve që po e organizojnë atë, por edhe të subjekteve tjera.