Lajmet e fundit

Tre vjet më parë si Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ishte njëri nga ata që i dha mbështetje krijimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit në krye me Presidenten Atifete Jahjaga.
Por tash në vitin 2015, Kuçi me të njëjtën pozitë qeveritare s’ka aspak fjalë të mira për Këshillin duke e nënvlerësuar fuqinë e tij.
Hajredin Kuçi, si panelist, i Institutit Demokratik të Kosovës, që të enjten prezantoi studimin katër vjeçar “Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Drejtësisë në Kosovë”, e kritikoi punën e këtij këshilli.
Në të thuhet se korrupsioni ka lëshuar rrënjët e Qeveria, partitë politike dhe ndërmarrjet publike janë sektorët me integritetin më të ulët për tolerancë ndaj korrupsionit.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se për ta luftuar korrupsionin, ka nevojë për vullnet politik.
Kronikë nga Besnik Tahiri.