Lajmet e fundit
Kryeministri Isa Mustafa, i është përgjigjur interpelancës së opozitës për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa iu është përgjigjur interpelancës së opozitës, duke e cilësuar kërkesën e tri partive opozitare për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçi, si të pabazë , të padrejtë dhe jo të nevojshëm.
Kryeministri Mustafa theksoi se opozita nuk duhet ta penalizoj një ministër në këtë mënyrë.
Ndër të tjera ai shtoi se ministri nuk është përgjegjës i vetëm për sistemin jo efikas të drejtësisë në Kosovë.
Kryeministri i vendit theksoi se ministri Kuçi ka bërë një punë të mirë dhe ekipore dhe shtoi se askush nuk është i paprekshëm nga ligji.
“Askush nga kabineti qeveritar nuk është i veshur me imunitet për tu mbojtur nga ligji” shtoi Mustafa.