Lajmet e fundit

I ftuar sonte në Zonën e Debatit është Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Me Kuçin është duke u diskutuar në lidhje me krizën politike tash e disa muaj si dhe për seancën e jashtëzakonshme të ditës së nesërme ku pritet të zgjedhet Presidenti i Kosovës.
“Besoj se nesër do të zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës”.
“ Nesër do të jetë “Dita B”, e besimit”.
“Në një koalicion normal që do të ishte me 89 vota, do të duhej të ishte një atmosferë normale dhe festive”.
Sipas tij, nesër Kosova do ta ketë një president të ri.
“Nesër do ta kemi një President të zgjedhur në mënyrë procedurale, legale dhe me legjitimitet nga populli”.
Sipas tij nuk ekziston asnjë arysje që të mendohet se lideri i partisë së tij të mos zgjedhet për President.
“Nuk ka arsye të mendohet se Thaçi nuk do të zgjidhet”.
“ Kemi numrat për nënshkrim dhe marrëveshjen politike që e garanton një gjë të tillë”.