Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë takimit që pati sot me Eurodeputeten Ulrike Lunacek, ka diskutuar kryesisht për Integrimin Evropian të Kosovës dhe për nevojën e liberalizimit të vizave.
Ai ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si hap i parë juridik në marrëdhëniet Kosovë - BE, si dhe ka theksuar se institucionet kosovare janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësit të cilat iu takojnë, duke potencuar se roli i partnerëve ndërkombëtar, në veçanti ndihma e misionit të BE-së është e nevojshme, në formë të asistencës për ngritjen e kapaciteteve në fusha specifike.
Ministri i Drejtësisë poashtu theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.