Lajmet e fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi ka thënë se temat e mëdha që i ka Kosova duhet të trajtohen nga të gjithë akterët dhe për këtë duhet të ketë unitet nacional të spektrit politik kosovar.
Në një intervistë për RTK, Kuçi ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës.
“Duhet të ketë ekspertë të mirë vendorë e ndërkombëtarë. Nuk ka zgjidhje pa partneritet ndërkombëtar. Ne duhet t’i bindem ata dhe ata të bindin palën serbe”.
"Janë pesë apo gjashtë tema të mëdha që janë prodhuar, detyrimisht kushdo që është në qeveri do të merret me ato. Për demarkacionin është çështje e mbyllur. U pat krijuar një psikozë për të. Tani është krijuar një konsensus politik, nuk duhet krijohen iluzione”.
“Lufta jonë ka qenë luftë çlirimtare dhe ka pasur mbështetje nga NATO. Nga Gjykata do të ketë dëmtim të individëve, do të ketë dëmtim të imazhit të Kosovës”.
“Kosova duhet të ndërtojë veprimin politik, jo vetëm për këtë rast. Nëse edhe gjykata thotë “po”, vendimi politik mund t’i mbetet ministrit të Drejtësisë. Ka qenë rasti i “Ballistit” në Kroaci, që ishte vendimi politik”.
“Në politikë do të kem rol tjetër, roli im nuk do të jetë rol prioritar dhe i mburojës politike në parti, por do të punojë në krijimin e ideve politike. Do të isha naiv, nëse nuk do të reflektoja”.