Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fejzullah Hasani, me të cilët bisedoi për mundësitë e organizimit sa më të mirë të këtij provimi.
Ai tha se provimi i jurisprudencës është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin e avokatit.
Lidhur me mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës, Kuçi tha se qëllimi i tij dhe institucioneve tjera të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet për rend dhe ligj si dhe të përgatisin kuadro për sistemin e drejtësisënë vend.
Sipas Kuçit, ky provim është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin e avokatit.
Ai ripërsëriti që ky vit duhet të jetë vit i përmirësimit të imazhit të drejtësisë dhe vit i implementimit të ligjit.