Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës po debatohet lidhur me protestën e djeshme, zhvillimet e fundit dhe krizën politike, ndërkaq diskutimi është duke u zhvilluar në mes këshilltariit të kryeministrit të vendit, Sokol Havolli si dhe sekretarit të AAK-së Blerim Kuçi.
Sipas Kuçit, një zgjidhje e vogël do të kishte qenë po që se kishte dhënë dorëheqje njëri nga Ministrat të cilët morrën pjesë në nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve.
‘’Në qoftë se nuk ka përgjegjësi një Ministër, apo edhe një Kryeministër, nuk e di pse ishte atëherë Ministër i Punëve të Jashtme.’’
‘’Do të ishte mirë të kishte ndodhë që të jepte dorëheqje njëri nga ministrat e këtij kabineti, por këta vazhdojnë as nuk kërkojnë falje, vazhdojnë me çdo kusht nuk e pranojnë gabimin e tyre edhe pse gabimet janë njerëzore.’’
‘’Një kryeministër që nuk reagon e detyron policinë të deklarojë një shifër prej 8 mijë protestuesve, ajo nuk ka kuptim.’’
‘’Sepse detyrojnë që të humbet besimi i qytetarëve në raport me policinë.’’
‘’Sipas kalkulimeve dhe analizave tona e të organizatave aty kanë qenë rreth 100 mijë.’’
‘’Gjatë gjithë këtyre viteve me gjithë këtë injorancë u pa edhe prezenca e qytetarëve‘’
Ndërsa Sekretari Kuçi, duke iu referuar këshilltarit të kryeministrit të vendit tha:
‘’Ma keni pamundësu si qytetar të jem pjestar i parakalimit të trupave të FSK-së.’’
‘’Po nisemi nga Konferenca e Ores 16:00, ajo është një tregues i krejt procesit dhe injorancës se si sjellet një Qeveri ndaj qytetarëve të tyre.’’
‘’Dua tju tregojë që protestuesit i kemi thir përplot 15 mijë, ne i kemi thirrë vetëm për t’i kundërshtuar ato marrëveshje, qytetari i e din për cka është thirr në protestë e Qeveria prapë injorojnë.’’