Lajmet e fundit

I ftuar në Info Magazine sot është sekretari i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Blerim Kuçi.
Me të është duke u diskutuar për seancën e 1 shtatorit ku parashihet që në rend të ditës të vihet ratifikimi i Demarkacionit e gjithashtu edhe për protestën e thirrur nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.
Kuçi ka thënë se partia që ai i përket më nuk do të protestojë.
“Kemi protestuar sa herë ka qenë e nevojshme. Protestat janë demokratike, por ne e kemi kryer fazën e protestimit. Qytetari e ka dhënë votën e vet përmes protestave të organizuara më herët. Nuk ka pasur protesta më të mëdha të organizuara ndonjëherë.”.
Ai ka thënë se edhe deputetët e pozitës e kanë pranuar se kjo formë e marrëveshjes së Demarkacionit do i shkaktojnë Kosovës humbje të territorit.
“Asnjë deputet i koalicionit qeverisës, nuk e ka mohuar që opozita ka të drejtë. Nuk e di se çka kanë deklaruar publikisht, por në bisedat tona të brendshme, ata e kanë pranuar gabimin e Qeverisë”.