Lajmet e fundit

Shenja e vendkalimit për këmbësor është vendosur.
Edhe zebrat janë vizatuar.
Por, një gjë nuk u mendua mirë.
Banorët e lagjes Prishtina e Re thonë se këtë gabim u munduan ta ndalin gjatë punimeve, por nuk ia dolën.
Mirëpo, drejtori i infrastrukturës Hysen Durmishi premtoi se ky gabim do të përmirësohet shumë shpejt.
E nuk është ky defekti i vetëm i kësaj rruge. Përgjatë saj mungojnë edhe trotuaret, mirëpo, drejtori Durmishi thotë se hapësira për këmbësorë do të bëhet në një tjetër periudhë.
Sidoqoftë, kontrata për shtrimin e kësaj rruge do të mbyllet këto ditë pas pranimit teknik.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.