Në “Kosova Today” po shtjellohet tema për planin e arratisjes së presidentit të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë Milorad Dodikut.
Lidhur me këtë, gazetari Besnik Tahiri ka thënë se familja Dodik mund të gjejë strehë vetëm në një shtet perëndimor, e që sipas tij është Hungaria, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo miqësia dhe aleanca Beograd-Banjallukë, sidomos Vuçiq-Dodik është shumë e gjatë, daton qysh prej viteve kur Vuçiqi ka qenë radikal, dhe Dodiku ka qenë pakëz i preferuari i Amerikës. Nuk bëhet fjalë më për ndarjen e Bosnjës, për shkak se nën-peperi i prezantuar më 23 maj në orën 11:00 në Këshillin e Sigurisë së Serbisë i ka dhënë fund gjithçkaje sa i përket një ideje për me u nda Bosnja. Berlini dhe Parisi i kanë bërë të qarta vijat e kuqe Serbisë”, u shpreh gazetari.
“Sa i përket asaj se ku mund të gjejë strehë familja Dodik, Millorada gruaja e tij dhe vajza e tij, Gorca Dodik, dhe djali i tij Igor Dodik, që janë sipërmarrës shumë të suksesshëm, dhe janë po ashtu në listën e zezë të sanksioneve amerikane, kryesisht flitet për një shtet perëndimor, dhe ai shtet mund të jetë vetëm Hungaria”, tha Tahiri.
Dëgjoni deklaratën e mëposhtme për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=DOXwydQqh88
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.