Lajmet e fundit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duket se është në një vend të sigurt.
Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarët për informim nga zyra e presidencës duke mos dhënë më shumë detaje për vendndodhjen e tij.
Presidenti Erdogan i është drejtuar popullit turk menjëherë pas grusht-shtetit përmes një videolidhje me telefon ku edhe ka ftuar popullin turk që të dalë në rrugë dhe të tregojë mbështetjen për Qeverinë, transmeton Klan Kosova.
Ai ka folur për CNN turk duke thënë se populli duhet ta marrë në duar demokracinë e tyre.
Megjithatë, ka pasur edhe raportime të paverifikuara se presidenti turk është nisur për në Gjermani me aeroplanin e tij privat.
Por, vendndodhja e presidentit Erdogan deri tash nuk është e konfirmuar zyrtarisht.