Lajmet e fundit

“Home Alone” njëri ndër filmat më të shikuar edhe sot, është publikuar 25 vite më parë.
Familja e Kevin McCallister e harruan atë në shtëpi derisa ata shkuan për pushime në Francë, megjithatë, Kevin ishte i lumtur i vetëm në shtëpi dhe që të gjitha gjërat i kishte për veten e tij.
Ajo që pasoi më pas ishte se Kevini po përballej me dy grabitës derisa prindërit e tij e kuptuan se çfarë kanë bërë ata, transmeton Klan Kosova.
Por, 25 vite janë një kohë e gjatë, kështu që ku janë ata tani? Çfarë ndodhi me Kevin, Buzz dhe Fuller?
Hidhni një sy dhe shikoni se ku janë aktorët tani që kanë luajtur familjen McCallister dhe si duken sot:
Pas rolit të tij si Kevin McCallister, Culkin u bë njëri ndër aktorët më të suksseshëm të fëmijëve të kohës së tij. Ai më pas luajti në filmin “Home Alone 2”, pastaj në “The Good Son”. Pas vitit 1994, Culkin bëri një pauzë nëntë vjeçare dhe u tërhoq nga rolet e tij.
Në ndërkohë ai u martua me Rachel Miner në vitin 1998, por u divorcua në vitin 2002, dhe pastaj u lidh me Mila Kunis nga viti 2002 deri në vitin 2011.
Culkin është tani 35 dhe shfaqet në filma kohë pas kohe. Në vitin 2003, ai luajti në “Party Monster” në rolin e Michael Alig, pastaj më 2011, Culkin u shfaq në filmin “The Wrong Ferrari”.
Heard ka qenë njëri ndër aktorët më më përvojë në “Home Alone”.
Njeriu i cili e ka luajtur babanë e Kevinit ishte në “The Brief Pelikan”, “The Sopranos”, “White Chiks”, dhe në “Law and Order”.
Sot, Heard është 70 vjeçar dhe është pjesë e shumë projekteve si “NCIS: Los Angeles” dhe “The Lizzie Borden Chronicles”.
Shpesh pyesim veten se çfarë ka ndodhur me Buzz?
Vëllai më i vjetër i Kevinit, i cili kishte në pronësi një merimangë, hëngri picat e tij dhe asnjëherë nuk la Kevinin të flinte i qetë në dhomën e tij deri sa ai të rritej.
Devin Ratray vazhdoi të luaj Mickey në vitin 1993 në filmin “Dennis the Menace” poashtu kishte rol në “Law and Order”, “The Good Wife” dhe “Nebraska”.
Ratray sot është 38 vjeçar dhe është i ftuar të luajë në episodet e “Louie” dhe “Elementary”, transmeton Klan Kosova.
Quite ishte ndoshta aktorja më e suksesshme në “Home Alone”.
Nga “Wyatt Earp” për të vazhduar më pas në “Orange Country” dhe si pronare e çmendur në “Best in Show”, O’Hara 61 vjeçare ka bërë patjetër shenjën e saj në Hollywood.
Catherine O"Hara tani është e rregullt në emisionin “Schitt’s Creek” përballë Eugene Levy.
Gjithkush e kujton kushëririn e Kevinit që përlyente krevatin e tij. Shumë pak njerëz e din që Fuller u luajt nga vëllai i Macaulay Culkin në jetën reale, Kieran Culkin.
Kieran është sot 33 vjeçar, dhe deri tani ka luajtur në filmat si “Father of the Bride”, dhe “She’s All That”.
Së fundmi, Culkin u shfaq në “Scott Pilgrim vs. the World”.