Lajmet e fundit

Kush e ka ndjekur serialin amerikan “Malcolm in the Middle”, padyshim që nuk mund t’i harrojë aktorët që kanë qenë pjesë e këtij seriali.
Ky serial ishte një nga projektet më të mëdha të televizioneve amerikane në fillim të viteve 2000, dhe ka zgjatur gjithsej 6 sezona, transmeton Klan Kosova.
Situatat komike të një familje gjashtë antarëshe të një familje jo fort të pasur amerikane, kanë ngujuar për vite përpara televizionit shikuesit amerikan.
Malcom problemin e vetëm që ka, është që të ndihet i dëshiruar nga të tjerët, sepse ai ndjen mungesë të dashurisë në jetën e tij.
Djali gjeni i serialit, që nga përfundimi i këtij show, ka pranuar disa role kryesore në disa filma “Agent Cody Banks”, në vitin 2004.
Por, kohën e fundit ai ka pasur disa probleme shëndetësore, edhe pse prapë ka qenë në gjendje për të bërë disa paraqitje të vogla.
Lois jo rrallë herë, përdor edhe dhunën fizike kundër djemve, sepse nuk mund të jesh gjakftohtë kundër telasheve që i sjellin ata.
Që prej përfundimit të “Malcolm in the Middle”, Jane ka aktuar në “Law and Order”, “Frasier” dhe në disa të tjerë.
Ai paraqiste një baba shumë të qetë (që shpeshherë i frikësohej temperamentit të gruas së tij).
Hal është tërësisht e kundërta e Lois, dhe ndonjëherë ai sjellë telashe të njëjta në shtëpi sikurse djemt e tij.
Mund të thuhet me plot gojë, që Bryan apo Hal nga Malcolm in the Middle, është aktori që i ka ecur më së miri.
Roli i tij në “Breaking Bad” i solli vitin e kaluar një çmim nga Golden Globe.
Bryan ka pasur role të sukseshme edhe në filmat “Argo”, “Drive”, “Godzilla”.
Edhe pse më i madhi prej tyre, ai në serial reflektonte pikërisht të kundërtën.
Francis portretizonte një djal jo fort të zgjuar, që nuk ka lënë sherr pa bërë.
Pas mbarimit të serialit, nuk është që është dëgjuar shumë për të.
Ai ka marrë një rol të vogël në filmin “Sleepover” dhe në serialin “Haven”.
Reese një djal çapkën, që nuk qante kokën për asgjë.
Berfield pas përfundimit të serialit, nuk është që ka qenë shumë aktiv në aktrim.
Ai tani kalon më shumë kohë prapa kamerave në produksione të ndryshme filmike.
Berfield gjithashtu është i njohur për punën e tij bamirëse.

Dewey si djali më i vogël i familjes, tashmë është rritur.
Dewey ishte një prej të preferuarëve të publikut, me rolin e tij që në shikim të parë dukej sikur i pafajshëm, mirëpo edhe ai kishte “trashëguar djallëzinë” e vëllezërve të tij.
Edhe Sullivan, nuk është shumë aktiv në botën e aktrimit.
Roli i tij i fundit ishte në vitin 2012, ku ka luajtur rolin e Timmy në Twelve.