Lajmet e fundit

LeBron James e ka fituar 4 herë titullin e lojtarit më të mirë e 2 kampionate të NBA e pesë herë ka arritur në finale të NBA – të gjitha këto para se të bëhej 30 vjeç.
Të hënën ai ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Nike, duke u bërë lojtari i parë në botë në historinë 44 vjeçare të kompanisë që bën një gjë të tillë.
Si rezultat i suksesit të tij të mahnitshëm, James zotëron vetura e shtëpi të mahnitshme dhe ende e mban një familje normale.
Kur ishte në shkollë të mesme, Nike kishte nënshkruar kontratë 7 vjeçare me të për një çmim 93 milionë dollarësh. E në dhjetor ai ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Nike.
Dikur ishte reklamues i McDonald, ndërsa tani është bërë me Blaze Pizza, një kompani ku edhe vetë është investitor.
Vlera e pasurisë së tij është 500 milionë dollarë, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka aksione në klubin e futbollit Liverpool.
Basketbollisti ka një Rolls Royce Phantom e edhe Porche, mirëpo thotë se e vozitë veturën e tij KIA.
Lebron kishte blerë një shtëpi 9 milionë dollarëshe në Miami, por e shiti për 4 milionë dollarë.
Për gruan e tij Savannah Brinson, ai kishte blerë një unazë fejese që kushton 300,000 dollarë.
LeBron dhe Savannah janë bashkë që nga shkolla e mesme dhe së bashku kanë 3 fëmijë.