Lajmet e fundit

Disa ditë pas spekulimeve për krizën e martesës së saj, Beyonce i bëri një dedikim “bashkëshortit të saj të bukur” në fund të koncertit që çeli turin e saj botërore, Formation World Tour në Miami.
Por në disa foto në prapaskenat e Marlins Park Stadium, Beyonce nuk e ka pasur në gisht unazën e martesës, dhe po kështu edhe Jay Z të tijën. Këto foto rikthejnë sërish dyshimet se çfarë është duke ndodhur me çiftin, që lidhi kurorë në 2008 dhe kanë një vajzë katër vjeçare, Blue Ivy, shkruan tch.
Diskutimet nisën me tekstet e këngëve të albumit Lemonade, të Beyonce, ku shprehet zemërimi i një gruaje të lënduar. Pas saj nisën dhe spekulimet se Jay Z ka tradhëtuar divën e muzikës.