Lajmet e fundit

Nuk dihet nëse kur do të bëhet dënimi i kufirit me Serbinë, Ura e Ibrit do të jetë pikë problematike, pasi që vija ndarëse me shtetin fqinj është gati 60 kilometra më larg. Megjithatë, ky objekt aktualisht ndan Kosovën në dy pjesë, atë serbe në veri dhe shqiptare në jug.
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare po tentojnë ta ndryshojnë këtë situatë duke renovuar urën politikisht problematike.
Pikërisht për këtë, përfaqësues të Kompanisë “Sintek-K-ing” për Kosovë dhe Maqedoni, përfitues të tenderit për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, me në krye menaxherin e projektit Bujar Zeçiri, filluan parapërgatitjet për fillimin e punëve.
Ata janë takuar afër urës, në cepin jugor të saj, me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri me ç’rast kanë biseduar për realizimin e këtij projekti, thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës.
Zeqiri, tha se punët do të nisin të dielën, më 14 gusht, në ora 10:00, dhe se bashkëpunimi midis komunave dhe punëkryesit është i domosdoshëm, sepse punët mund të kryhen shumë më lehtë e më mirë nëse komunat ofrojnë mbështetjen e tyre.
klankosova.tv